Napoli rikthehet në krye të Serie A, Konte: Luajtëm me personalitet, të ruajmë këtë standard

Napoli rikthehet në krye të Serie A, Konte: Luajtëm me personalitet, të ruajmë këtë standard

16:47, 01/12/2025

Antonio Konte rikthen Napolin në krye të Serie A falë fitores së rëndësishme në fushën e Romës, duke shfaqur sërish cinizëm dhe soliditet mbrojtës.

Trajneri vlerësoi edhe pauzën javore, duke theksuar nevojën për qetësi familjare në një periudhë me presion të madh. Konte u shpreh se ndryshimi i modulit dhe rikthimi i plotë i Neres kanë qenë vendimtarë, duke vlerësuar personalitetin e skuadrës në një fushë të vështirë.

Ai theksoi mungesat e shumta, sidomos në mesfushë, ku vetëm Lobotka dhe MekTominei janë në dispozicion, ndërsa Elmas e Vergara po mbushin boshllëqet.

Trajneri u ndal edhe te fjalët e presidentit De Laurentiis, i cili e quajti “komandant”, duke ironizuar, por edhe duke lavdëruar reagimin e skuadrës në këtë moment të vështirë. Konte theksoi rëndësinë e fitoreve radhazi ndaj Atalantës, Karabagut dhe Romës, duke i cilësuar ato si sinjal të forcës dhe karakterit të Napolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco