Juventus në alarm, Vlahovic mungon dy muaj, Spalletti mes Openda-s, David-it dhe një ‘rruge të tretë’

Juventus në alarm, Vlahovic mungon dy muaj, Spalletti mes Openda-s, David-it dhe një ‘rruge të tretë’

10:44, 01/12/2025

Juventusi i Luciano Spalletti-t përballet me një goditje të rëndë: Dusan Vlahovic do të mungojë rreth dy muaj. Kontrolli përfundimtar do të vijë pas rezonancës magnetike, por ekografia e së dielës ka konfirmuar një çarje muskulore në aduktorin e kofshës së majtë. Për sulmuesin serb, i dëmtuar në sfidën kundër Cagliarit, sezoni do të ndërpritet deri në fillim të vitit 2026.

Mungesa e tij do të thotë se Juventusi i Spalletti-t humbet pikën e referimit në sulm për rreth 14 ndeshje mes kampionatit, Champions League-s dhe Kupës së Italisë. Ai do të mungojë edhe në dy supersfidat ndaj Napolit dhe Romës, ndërsa rikthimi i mundshëm parashikohet në fillim shkurtit, në transfertën e Parmës.

Përballë këtij skenari, Spalletti po përgatit alternativat. Dy “zëvendësuesit natyralë” janë Loïs Openda dhe Jonathan David, por as kanadezi dhe as belgu nuk kanë dhënë ende vazhdimësinë e pritur. Trajneri megjithatë vazhdon t’i mbrojë publikisht, madje edhe pas përplasjeve me tifozët që kritikojnë David-in.

Në Kupën e Italisë kundër Udineses, Spalletti pritet t’i provojë të dy së bashku për të marrë sinjalet e duhura për ndeshjet e ardhshme.

Por në strategjinë e tij ka edhe një pistë të tretë: Arda Yildiz si “9 fals”, i mbështetur nga dy lojtarë të krahut. Talentit turk i besohet aftësia për të lëvizur mes linjave dhe për të hapur hapësira, sidomos në ndeshje ku kërkohet kreativitet dhe shpejtësi.

Juventusi hyn në një periudhë vendimtare pa bomberin e tij, ndërsa Spalletti duhet të ndërtojë sa më shpejt një plan sulmues që ta mbajë ekipin konkurrues në të gjitha frontet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco