Kategoria e Parë/ Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 13-të

Kategoria e Parë/ Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 13-të

09:23, 01/12/2025

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 13-të në Kategorinë e Parë, sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është gardiani i Ilirisë, Dashamir Xhika.

Në repartin e mbrojtjes janë: Isaac Lawal Afolabi (Laçi), Kevi Mejdani (Kukësi), Ersildjo Asllanaj (Apolonia) dhe Redon Dragoshi (Kukësi).

Para mbrojtjes qëndrojnë Suleiman Danladi (Pogradeci) dhe Paulo Estrela (Skënderbeu).

Edmond Hoxha (Kastrioti), Redon Danaj (Besa) dhe Ermir Spahiu (Besa) mbështesin në sulm Xhovalin Trifonin (Apolonia).

Marko Jovanovic i Apolonisë është zgjedhur trajneri më i mirë i javës së 13-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco