Antonio Conte e çoi sërish Napolin në krye të kampionatit duke marrë një fitore me shumë peshë në fushën e Romës, triumf që riktheu tek skuadra cinizmin, qartësinë dhe fortësinë mbrojtëse që e karakterizuan sezonin e kaluar. Trajneri italian pranoi se pauza njëjavore ishte vendimtare për të:
“Është normale në Angli. Do ta bëj gjithmonë, sepse më duhet oksigjen për mua dhe familjen time.”
I kënaqur nga shfaqja e djemve të tij në “Olimpico”, Conte theksoi vështirësinë e një ndeshjeje të tillë:
“Të vish në Romë dhe të luash me autoritet e personalitet siç bëmë ne, duke mbrojtur me intensitet dhe duke sulmuar me guxim, nuk është aspak e lehtë. Jemi në një moment të vështirë për shkak të mungesave dhe kjo situatë do të vazhdojë. Shpresoj të mos na ndodhë asgjë tjetër.”
Ai ndaloi edhe te ndryshimet taktike, të diktuara nga emergjenca në mesfushë:
“Kemi vetëm Lobotka dhe McTominay. Elmas është ‘xholi’ ynë, ndërsa Vergara do të duhet të marrë më shumë përgjegjësi.”
Përfundimisht, Conte vlerësoi shpirtin e grupit dhe qëllimin e përbashkët:
“Skuadra po tregon entuziazëm, dëshirë dhe vendosmëri. Jemi këtu për ta mbrojtur titullin dhe nuk do të heqim dorë.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: