Kylian Mbappé ka reaguar menjëherë pas barazimit 1-1 të Real Madridit në fushën e Gironës, duke përdorur rrjetet sociale për t’i dërguar një mesazh të qartë dhe kritik skuadrës së tij. “Nuk është aspak rezultati që dëshironim sonte, por kampionati është i gjatë dhe vazhdon”, – shkroi francezi për më shumë se 128 milionë ndjekësit në Instagram.
Ylli madrilen theksoi se ekipi duhet të japë një përgjigje të fortë pas kësaj pikëhumbjeje:
“Duhet të ndryshojmë ritmin dhe të tregojmë se kush jemi realisht si grup.”
Mbappé shënoi golin e vetëm të madrilenëve nga penalltia, ndërsa një tjetër realizim i tij u anulua në minutën e 40-të për një prekje me dorë gjatë zhvillimit të aksionit. Vendimi u mor pas verifikimit në VAR nga arbitri Ricardo De Burgos Bengoetxea.
Me 23 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje, francezi mbetet lojtari më vendimtar i Real Madridit këtë sezon, por barazimi në Montilivi e shton presionin mbi skuadrën, që kërkon të ruajë ritmin në garën për titull.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: