Nga babai tek i biri, Robin Van Persie bën Shaqueel-in të debutojë me Feyenoord-in

Nga babai tek i biri, Robin Van Persie bën Shaqueel-in të debutojë me Feyenoord-in

21:45, 27/11/2025

Një moment i veçantë dhe plot simbolikë është shënuar në ndeshjen e Europa League-s mes Feyenoord-it dhe Celtic-ut (1-3), ku Robin van Persie i dha mundësinë e debutimit djalit të tij, Shaqueel van Persie. Edhe pse jo në rrethanat më të mira për skuadrën holandeze, debutimi mbetet një hap i rëndësishëm në karrierën e të riut.

Shaqueel, sulmues i qendrës dhe lindur në vitin 2006, u aktivizua në minutën e 80-të të sfidës, duke zëvendësuar Jordan Lotomba-n. Ky ishte momenti që shumë tifozë të Feyenoordit e prisnin: shfaqja e parë në ekipin e parë e djalit të një ikone të klubit dhe të futbollit holandez.

I rritur në akademinë e Feyenoord-it, Shaqueel ka treguar rregullisht aftësitë e tij para portës, duke shënuar 30 gola me grupmoshat e klubit. Aftësi që e kanë ndjekur hap pas hapi dhe që tashmë i dhanë mundësinë të shkelë në skenën e madhe.

Edhe pse debutimi erdhi në një mbrëmje të vështirë për Feyenoord-in, ky moment mbetet historik për familjen Van Persie, një rrugë që vazhdon nga babai tek i biri, me pritshmëri të mëdha për të ardhmen e Shaqueel-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco