Drita e Gjilanit vazhdon të shkruajë histori në pjesëmarrjen e saj të parë në Europë, pikërisht në Conferencë League. Skuara nga Gjilani ka fituat minimalisht (1-0) ndaj Shkëndijës së Tetovës në derbin shqiptar, në raundin e katërt të kompeticionit, duke u katapultuar në vendin e tettë, pozicion që e kualifikon direkt në raundin e 1/8-ave, kuptohet nëse do ta ruajë këtë vend në ndeshjet e mbetura. Në mbrëmjen hisotrike të ‘Fadil Vokrrit’ vendosi goli i Arb Mabajt në pjesën e parë.
Derbi mes Dritës dhe Shkëndijës ka marrë zjarr pas vetëm 21 minutave lojë, falë një realizimi vendimtar nga sulmuesi Arb Manaj.
Futbollisti nga Klina shënoi me një goditje vollej të saktë, duke tundur rrjetën e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe duke i dhënë epërsinë fillestare ekipit të Dritës.
Aksioni nisi pas një topi të përkryer të Krasniqit, i cili e gjeti Manajn në pozicion ideal. Sulmuesi nuk u mendua dy herë dhe mposhti portierin Gaye, i cili mbeti i surprizuar nga shpejtësia dhe saktësia e finalizimit.
Drita opens the scoring in the Albanian derby thanks to a goal from Arb Manaj 🇽🇰 pic.twitter.com/gVlIFGMw6q
— Shefqet Fejzo🇦🇱 (@ShefqetFejzo11) November 27, 2025

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: