Kylian Mbappé shpallet Lojtari i Javës në Champions League pas ‘pokerit’ spektakolar kundër Olympiacos-it

Kylian Mbappé shpallet Lojtari i Javës në Champions League pas ‘pokerit’ spektakolar kundër Olympiacos-it

16:41, 27/11/2025

Kylian Mbappé është zgjedhur Lojtari i Javës në UEFA Champions League, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme me katër gola që i dhanë Real Madridit një fitore dramatike 4-3 në fushën e Olympiacos-it të mërkurën në mbrëmje.

‘Ylli’ francez hyri në librat e historisë duke realizuar ‘hat-trick’-un e dytë më të shpejtë në Champions League, me tri goditje të sakta brenda vetëm gjashtë minutash e 42 sekondash, një seri që përmbysi ndeshjen dhe e çoi Madridin nga kaosi te kontrolli.

Real Madridi pësoi gol në pjesën e parë dhe ishte në kërkim të fitores së parë pas tri ndeshjeve radhazi pa sukses në të gjitha kompeticionet, si edhe të triumfit të tyre të parë në fushën e Olympiacos-it pas katër tentativave të dështuara. Por klasa e Mbappé bëri diferencën: me finalizime klinike dhe një gol të katërt vendimtar, sulmuesi francez i dha skuadrës së Xabi Alonsos tri pikë jetike dhe një injeksion të fuqishëm besimi.

Me këtë fitore, Real Madridi u ngjit në vendin e pestë të renditjes së Champions League me 12 pikë, duke mbetur plotësisht në garë për një prej tetë vendeve që sigurojnë kualifikimin automatik në fazën e eliminimit direkt, me edhe tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

“Pokeri” i Mbappé jo vetëm i dha Realit triumfin, por e ngjiti francezin në krye të renditjes së golashënuesve të turneut me nëntë gola, duke konfirmuar formën e tij të frikshme në këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco