Kylian Mbappé po vazhdon të dominojë skenën e UEFA Champions League 2025/26. Pas javës së pestë, ‘ylli’ francez i Real Madridit kryeson renditjen e golashënuesve me nëntë gola, falë veçanërisht “pokerit” spektakolar kundër Olympiacos-it. Tre golat e parë të Mbappé në këtë edicion erdhën nga penalltia: dy në fitoren ndaj Marseille-s, në ndeshjen hapëse, dhe një tjetër kundër Kairat Almaty-t në javën e dytë. Më pas, numri 7 i madrilenëve gjeti edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të takimit ndaj Kairat-it, duke firmosur kështu ‘tripletën’ e parë të sezonit. Ndërsa “pokeri” i tij i fundit ishte një risi në karrierën e sulmuesit francez, i cili nuk kishte shënuar kurrë më shumë se tre gola në një ndeshje të vetme të Champions League.
Pas tij renditet Victor Osimhen, i cili aktualisht është në kuotën e gjashtë golave. Sulmuesi nigerian i Galatasaray-t ka munguar në ndeshjet e javës së parë dhe të pestë, por ka realizuar gola vendimtarë kundër Liverpool-it, Bodø/Glimt dhe Ajax-it, tre gola gjithsej në këto përballje. Me nga pesë gola secili vijojnë Erling Haaland i Manchester City-t dhe Harry Kane i Bayernit, ndërsa në kuotën katër ndodhen emra të rëndësishëm si Gabriel Martinelli (Arsenal), Lautaro Martínez (Inter), Marcus Rashford (Barcelona), Vitinha (PSG), si edhe dyshja e Newcastle-it, Harvey Barnes dhe Anthony Gordon.
Mbappé po konfirmohet jo vetëm si lider i Real Madridit, por edhe si një nga protagonistët absolutë të këtij edicioni të Champions League, të cilin synon ta fitojë për herë të parë në karrierë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: