Sonte derbi shqiptar në Ligën e Konferencës, Drita përballë Shkëndijës në ‘Fadil Vokrri’

Sonte derbi shqiptar në Ligën e Konferencës, Drita përballë Shkëndijës në ‘Fadil Vokrri’

08:53, 27/11/2025

Dy ekipet shqiptare, Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova, do të përballen me njëra tjetrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Konferencës dhe një ditë para Ditës së Flamurit.

Sonte në Prishtinë do të jetë një festë e madhe e futbollit.

Siç janë shprehur nga të dyja klubet, kjo ndeshje do të jetë një ndeshje vëllazërore.

Aktualisht, Drita gjendet në vendin e 13-të me pesë pikë gjithsej, ndërsa Shkëndija është në vendin e 21-të me një pikë më pak.

Mbi 9 mijë bileta janë shitur për këtë ndeshje, ndërsa pritet që numri i tifozëve të kalojë 10 mijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco