Postimi emocionues i Shkëndijës para ndeshjes me Dritën në Conference League: ‘Një komb, dy skuadra, një ndjenjë’

Postimi emocionues i Shkëndijës para ndeshjes me Dritën në Conference League: ‘Një komb, dy skuadra, një ndjenjë’

09:51, 25/11/2025

Të enjten e 27 nëntorit do të luhet derbi shqiptar në Ligën e Konferencës, Drita-Shkëndija.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Para ndeshjes, Shkëndija ka bërë një postim të veçantë në rrjetin social “Facebook”.

“Përtej kufijve, ne jemi një. Një komb, dy skuadra, një ndjenjë”, shkruan Shkëndija.

Deri tani, pas tri xhirove, Drita ka pesë pikë pas dy barazimeve dhe një fitoreje.

Në anën tjetër, Shkëndija ka katër pikë (një fitore, një barazim dhe një humbje).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco