Lewandowski u bën presion kundërshtarëve: Kur luajmë në ‘Camp Nou’ jemi më të fortë

Lewandowski u bën presion kundërshtarëve: Kur luajmë në ‘Camp Nou’ jemi më të fortë

09:16, 25/11/2025

Robert Lewandowski ka pasur nderin të shënojë golin e parë në “Camp Noun” e ri dhe si shpërblim të marrë topin me vete si dhuratë.

Shumë i lumtur për këtë rikthim ai është shprehur: “Është hera jonë e parë që kthehemi në ‘Camp Nou’ dhe është një ditë e veçantë për ne. Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar që mund të luajmë këtu. Luajtëm shumë mirë që nga fillimi i ndeshjes, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe duke shtuar tre pikë të tjera. Gjëja më e rëndësishme është që jemi kthyer këtu.

Është një përvojë tjetër kur luajmë këtu. Ne ishim të vendosur të sulmonim që nga fillimi. Ky moment është i veçantë për mua, të jem në gjendje të shënoj golin e parë në ‘Camp Noun’ e ri. Jam shumë krenar. Kemi një ekip shumë të mirë dhe tani duhet të shohim përpara.

Kur luajmë në ‘Camp Nou’, jemi një ekip pak më i fortë sesa kur luajmë në stadiume të tjera. Kisha një ndjesi të mirë që nga fillimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco