Amir Rrahmani dëmtohet dhe lë fushën e lojës në ndeshjen Napoli-Atalanta

Amir Rrahmani dëmtohet dhe lë fushën e lojës në ndeshjen Napoli-Atalanta

22:49, 22/11/2025

Napoli ka marrë një goditje të rëndë, pasi mbrojtësi Amir Rrahmani u detyrua të lërë fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Atalantas për shkak të një lëndimi.

Gjatë pjesës së dytë të takimit, Rrahmani mori një goditje dhe u detyrua të bënte një zëvendësim të detyrueshëm, me trajnerin Antonio Conte që vendosi të fuste në fushë Juan Jesus.

Statusi i lëndimit të Rrahmanit do të vlerësohet gjatë orëve në vijim, megjithatë ende nuk ka një vlerësim të qartë për kohëzgjatjen e mungesës së tij.

Ky lëndim vjen në një moment të ndjeshëm për Napolin, që po përpiqet të mbajë ritmin e lartë në kampionat.

Napoli do të shpresojë që lëndimi të mos jetë serioz dhe të rikuperohet shpejt, pasi mbrojtësi kosovar ka qenë një element kyç për skuadrën këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco