Futbollisti shqiptar rinovon kontratën me klubin gjerman

Futbollisti shqiptar rinovon kontratën me klubin gjerman

10:24, 29/10/2025

Më në fund është zyrtare. Antoni Caci ka vendosur të rinovojë me Mainz, pasi kontrata aty i përfundonte në fundin e këtij sezoni. Caci hodhi firmën, që vlen deri në vitin 2028.

“Është bërë një lojtar kyç për ne, ashtu si edhe i preferuar nga tifozëvt. Ka kaluar momente të vështira dhe suksese me ne, gjithmonë duke treguar dedikim. Besimi i tij me topin, leximi i lojës dhe progresi i madh në fazën mbrojtëse e bëjnë një përshtatje perfekte për mënyrën si luajmë. Rinovimi i tij është një sinjal i fortë për klubin, skuadrën dhe tifozët”, u shpreh fillimisht drejtori sportiv.

Më pas Caci tha fjalën e tij: “Të zgjasja kontratën me Mainz ishte vendimi më i mirë për mua. Ndihem me të vërtetë si në shtëpi këtu, familjen e kam afër, dhe kurrë nuk humbasin një ndeshje. Ishte e rëndësishme që të tregoj se shumë mendoj për klubin dhe tifozët. E ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës çdo ditë, dhe mbështetja e tifozëve është e jashtëzakonshme. Po punoj fort që të rikthehm në fushë sa më shpejt dhe të ndihmoj skuadrën që të japim gjithçka për tifozët tonë”.

Më parë për 28-vjeçarin është treguar interes nga trajneri Silvinjo në Kombëtaren shqiptare.

Duke pasur rrënjë shqiptare, mbrojtësi ka mundësi të luajë për kuqezinjtë, edhe pse është aktivizuar me Francën në Lojërat Olimpike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco