Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, shprehu zhgënjimin pas humbjes 1-0 në “Arena Egnatia”, e para për skuadrën pas 14 ndeshjesh pa humbje ndaj kampionëve.
“Na vjen keq për rezultatin, sepse nuk e prisnim humbjen. Ishte një ndeshje për 0-0, por një gabim i vetëm e vendosi sfidën. Egnatia tregoi se ekipet me disiplinë shënojnë, ndërsa ne kemi ende hapësira për t’u rritur,” tha Dobi.
Trajneri vlerësoi përpjekjen e lojtarëve dhe shprehu se humbja është një mësim: “Luajtëm me një ekip kampion dhe treguam se po rritemi. Sot ishte një sprovë që na jep shpresë për të ardhmen. Lojtarët duhet të menaxhojnë vetë, por kompakti dhe ekuilibri janë kryesorët.”
Dobi komentoi edhe mënyrën e lojës: “Në minutat e para nuk ishim kompakt, por më pas morëm kontrollin. Egnatia u mbështet vetëm te topat e gjatë, ndërsa ne treguam presing të lartë. Sot nuk morëm atë që meritonim, por futbolli është kështu – do marrësh atë që punon.”
Trajneri paralajmëroi rikthimin e skuadrës: “Duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe të jemi më solide. Në dy ndeshjet e fundit kemi marrë tre gola, kur në shtatë të tjera vetëm dy. Më e mira është të rikthehemi te fitorja ndaj Dinamos të dielën.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: