Liverpool po kalon një periudhë shumë të vështirë, me katër humbje radhazi në kampionat dhe kritikat nuk kanë munguar. Një nga zërat më të fortë ka qenë ai i ish-legjendës së Manchester United, Wayne Rooney, i cili në podcastin e tij më të fundit ka vënë në shënjestër dy nga figurat më të rëndësishme të skuadrës: kapitenin Virgil van Dijk dhe sulmuesin Mohamed Salah.
Rooney u shpreh i shqetësuar për situatën e “reds”-ave, duke theksuar se ekipi “po lufton për të dalë nga kjo gjendje”. Sipas tij, “trajnerët dhe udhëheqësit e skuadrës duhet të ngrihen dhe të gjejnë sa më shpejt mënyrën për ta ndryshuar këtë situatë.”
Megjithatë, kritikat më të ashpra ish-sulmuesi i Anglisë i rezervoi për dyshen Van Dijk–Salah. “Virgil van Dijk dhe Mo Salah kanë nënshkruar kontrata të reja, por nuk besoj se po e udhëheqin ekipin këtë vit,” deklaroi Rooney, duke vënë në dyshim rolin e tyre brenda grupit.
Ai theksoi gjithashtu se sjellja e tyre në fushë nuk është në nivelin që pritet nga liderët e Liverpoolit: “Këta janë dy lojtarët më të mirë të ekipit, por gjuha e trupit të tyre nuk është e duhur. Dhe pjesa tjetër e skuadrës ndikon nga kjo.”
Në fund, Rooney nuk e fshehu ironinë ndaj rivalëve historikë të United: “Ndoshta gaboj, por po të isha tifoz ose trajner i Liverpool-it, do të isha shumë i shqetësuar.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: