Paraqitjet e legjionarëve/ Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani e Cristian Shpendi

Paraqitjet e legjionarëve/ Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani e Cristian Shpendi

13:25, 27/10/2025

Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët vazhdojnë të jenë protagonistë për ekipet e tyre me gola dhe asiste.

Medon Berisha shënoi golin e parë në Seria A me klubin e Lecce-s.

Mesfushori i Kombëtares, që ka blinduar vendin e titullarit, realizoi një gol spektakolar nga një goditje dënimi, duke i shënuar skuadrës së Udinezes.

Në këtë ndeshje, titullar në mesfushë krah Berishës ishte edhe Ylber Ramadani.

Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me skuadrën e Esteghlalit. Në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Fajr Sepasit, Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penalltia, duke u treguar i saktë përballë portierit kundërshtar.

Cristian Shpendi u rikthye këtë fundjavë te goli, pasi shënoi në sfidën Sudtirol – Cesena, që përfundoi 0-1 falë golit të sulmuesit të Kombëtares.

Për Cristian Shpendin ky ishte goli i tretë këtë sezon me fanellën e Cesenës.

Nazmi Gripshi luajti ndeshjen e fundit në kampionat me Astanën, që luftoi deri në fund për të fituar titullin kampion, por pa sukses.

Në duelin vendimtar ndaj Kairat Almaty, Astana barazoi 1-1 dhe Gripshi asistoi për golin e vetëm të skuadrës së tij në minutën e 15-të.

Taulant Seferi ishte protagonist me një asist në fitoren 2-0 të Bodrumsporit ndaj Igdir FK.

Në minutën e 79-të, futbollisti kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës Habesoglu, që shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Bodrumsporit.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Rey Manaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco