Humbja e Palace, Arteta frenon entuziazmin: Arsenali për titull? Emocione të forta, por jemi ende në tetor

Humbja e Palace, Arteta frenon entuziazmin: Arsenali për titull? Emocione të forta, por jemi ende në tetor

18:47, 26/10/2025

Arsenali vazhdon të dominojë në Premier League. Edhe sot, ndaj Crystal Palace, “Topçinjtë” fituan 1-0 falë golit të Eberechi Ezes, duke ngjitur skuadrën në krye të tabelës dhe me katër pikë më shumë se ndjekësi i parë, Bournemouth.

Trajneri Mikel Arteta komentoi rezultatin për ‘Match of the Day’: “Një fitore e madhe. E dinim sa e vështirë do të ishte. Meritat më të mëdha i takojnë Crystal Palace për mënyrën se si u organizuan. Na e bënë shumë të vështirë, por arritëm të gjenim një mënyrë për të shënuar ndaj një skuadre shumë të organizuar.”

Ai shtoi: “Nuk shënuam një gol të dytë dhe kur nuk e bën këtë, je në rrezik. Ata janë një skuadër jashtëzakonisht e vështirë. Arsenali arriti t’i kufizonte shumë.”

Për golin e Eze-s kundër skuadrës së tij të mëparshme, Arteta tha: “Teknika e tij është e jashtëzakonshme. Na duhej diçka speciale kundër një ekipi kaq të organizuar.”

Duke folur për garën për titull: “Është shumë herët, jemi ende në tetor. Emocionet janë shumë të larta, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Po përpiqemi të rikuperojmë për ndeshjen e së mërkurës kundër Brighton në Carabao Cup.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco