Milani është gati, me objektivin për të synuar fitoren e radhës, që do ta mbante në krye të Serisë A edhe pas javës së 8-të. Kuqezinjtë do të presin sonte në “San Siro” Pizën, ndërsa tekniku Allegri zhvilloi konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë përpara ndeshjes, ku tha: “Po punojmë shumë. Është e rëndësishme të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përqendrohemi në përmirësimin e vazhdueshëm. Pozita jonë në tabelë nuk duhet të na çojë në rehati. Çdo ndeshje kërkon fokus dhe përkushtim maksimal.
Pisa është një skuadër me forcë fizike dhe disiplinë taktike. Ne duhet të tregojmë kujdes, por edhe vendosmëri. Çdo minutë e ndeshjes ka rëndësi, dhe lojtarët duhet të jenë të përqendruar në çdo aksion”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: