Tronditet NBA, arrestohet lojtari i Miami Heat si i përfshirë në baste të parregullta

Tronditet NBA, arrestohet lojtari i Miami Heat si i përfshirë në baste të parregullta

15:15, 23/10/2025

Një lajm tronditës ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve të ESPN, lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, është arrestuar të enjten në mëngjes dhe po hetohet nga autoritetet federale.

Hetimi po zhvillohet nga Zyra e Prokurorit Federal të Distriktit Lindor të Nju Jorkut dhe FBI, lidhur me dyshime për pjesëmarrje në skema të parregullta bastesh sportive. Bëhet fjalë për baste të tipit “prop bets”, që lidhen me statistika individuale të lojtarëve, si numri i pikëve, kërcimeve apo asistimeve.

Ngjarja ka të bëjë me një ndeshje të marsit 2023, kohë kur Rozier luante ende për Charlotte Hornets. Sipas burimeve, për atë ndeshje është vënë re një interes i pazakontë në bastet sportive mbi performancën e tij, çka ka ngritur dyshime për manipulim të mundshëm të tregjeve të basteve.

As lojtari dhe as klubi Miami Heat nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare. Nëse akuzat konfirmohen, Rozier mund të përballet me pasoja të rënda, si nga drejtësia amerikane, ashtu edhe nga NBA, që ka rregulla shumë të rrepta kundër përfshirjes së lojtarëve në aktivitete të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco