Autoritetet serbe kanë arrestuar këtë javë një nga arbitrat më të njohur të Euroligës, Uros Nikolic, i cili dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale të quajtur Vračarci. Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të zhvilluar në Serbi, që synon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar.
Sipas televizionit publik RTS dhe gazetës Blic, policia gjeti rreth 250 mijë euro gjatë një kontrolli në banesën e arbitrit në Beograd. Nikolic u ndalua së bashku me disa persona të tjerë që dyshohen si pjesë e së njëjtës strukturë kriminale.
Mediat serbe raportojnë se grupi Vračarci është i implikuar në dy vrasje dhe tri tentativa vrasjeje, ndërsa hetimet po zgjerohen edhe në vende të tjera të rajonit.
Uros Nikolic ka qenë një nga arbitrat kryesorë të basketbollit evropian, duke gjykuar Final Four të Euroligës në vitet 2021 dhe 2024. Arrestimi i tij ka shkaktuar tronditje në qarqet sportive, duke ngritur dyshime mbi integritetin e garave ndërkombëtare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: