Kategoria e Parë, java e 8-të luhet të premten dhe të shtunën

Kategoria e Parë, java e 8-të luhet të premten dhe të shtunën

12:40, 23/10/2025

Java e 8-të e Kategorisë së Parë do të luhet të premten dhe të shtunën. Dy ndeshjet e para të kësaj jave janë Iliria – Korabi dhe Lushnja – Apolonia. Të dy takimet do të zhvillohen në orën 14:00. Dita e premte do të mbyllet me një superduel, Skënderbeu – Besa, që është programuar të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. 

Tre ndeshjet e tjera të javës së 8-të do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Pogradeci do të presë në shtëpi Kastriotin. Në “Kukës Arena” do të luhet dueli Kukësi – AF Luftëtari, ndërsa në Laç, vendasit do të përballen me Burrelin.

Java 8  

Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00

Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00

Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00

Pogradeci – Kastrioti  25.10.2025 14:00

Kukësi – AF Luftëtari  25.10.2025 14:00

Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco