E shtunë e ‘thatë’ në Kategorinë Superiore. Pas takimit Bylis-Vllaznia, e mbyllur me fitoren minimale të kuqebluve, u luajtën edhe dy ndeshje të tjera të elitës së futbollit shqiptar, Egnatia-Dinamo dhe Tirana-Teuta, të dyja të përfunduara me rrjeta të paprekura.
Në Rrogozhinë, përtej këmbënguljes së vendësve për të marrë fitore me çdo kusht dhe faktin që nga minuta e 81’ Lorran i miqve u ndëshkua me karton të kuq, rezultati mbeti ai i fillimit:0-0. Madje në minutën e katër shtesë, kur tensioni ishte në kulmin e tij, Xhemajli i Egnatias u ndëshkua gjithashtu me të kuq. Përfundimisht 0-0 mes dy ekipeve që pretendojnë titullin kampion.
Nuk u shënuan gola as në ‘Air Albania’, ku duhet pranuar që Teuta bëri shumë më tepër se Tirana për të marrë fitore, por gjeti një Tafas në superformë. Entuziazmi i suksesit në derbi nuk u mjaftoi barhdebluve përballë ‘Djemve të Detit’, të cilët ishin më të qartë në lojë dhe e goditën më shumë portën e vendësve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: