Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Nottingham Forest shkarkon Ange Postecoglou pas humbjes ndaj Chelsea-t

VIDEO/ Nottingham Forest shkarkon Ange Postecoglou pas humbjes ndaj Chelsea-t

16:52, 18/10/2025

Ange Postecoglou nuk është më trajner i Nottingham Forest. Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e australianit menjëherë pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Chelseat, e zhvilluar të shtunën në Premier League.

Postecoglou mori drejtimin e skuadrës në shtator, duke zëvendësuar Nuno Espírito Santon, i cili u largua pas tensioneve të brendshme me drejtuesit e klubit. Megjithatë, eksperienca e tij në “City Ground” zgjati shumë pak, pasi në shtatë ndeshje në krye të Forest-it, ai nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore.

Sipas medieve britanike, drejtuesit e klubit e kishin paralajmëruar se një tjetër rezultat negativ do të ishte vendimtar për fatin e tij, dhe humbja ndaj Chelsea-t vulosi fundin e aventurës së Postecoglou në Premier League.

Në njoftimin zyrtar, Nottingham Forest shkruan:

“Klubi i Futbollit Nottingham Forest mund të konfirmojë se pas një serie rezultatesh dhe paraqitjesh zhgënjyese, Ange Postecoglou është liruar nga detyra e trajnerit me efekt të menjëhershëm.”

Kështu, periudha e Postecoglou në stolin e Forest përfundon pas vetëm 39 ditësh, duke u bërë një nga qëndrimet më të shkurtra në historinë e Premier League. Klubi pritet të emërojë së shpejti një trajner të përkohshëm deri në gjetjen e pasuesit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco