Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Drita triumfon ndaj Malishevës dhe ngjitet në vendet e para të renditjes

Drita triumfon ndaj Malishevës dhe ngjitet në vendet e para të renditjes

16:42, 18/10/2025

Drita ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Malishevën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen më mirë, duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme, por pa arritur të gjejë rrjetën në 45 minutat e para. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, pavarësisht dominimit të vendasve.

Në pjesën e dytë, Drita rriti ndjeshëm ritmin dhe presioni i tyre u shpërblye në minutën e 67-të, kur Besnik Krasniqi shënoi nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën e Zekirija Ramadanit në avantazh.

Malisheva nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte rezultatin me anë të Xhemajl Ibishit, i cili mposhti portierin Faton Maloku pas një aksioni të mirë të mysafirëve. Megjithatë, Drita reagoi menjëherë dhe në minutën e 86-të riktheu epërsinë falë një goli të bukur të Albert Dabiqajt, pas një asistimi nga Liridon Balaj.

Në fund, vendasit arritën të ruanin rezultatin dhe të siguronin një fitore me shumë peshë në garën për kreun. Me këtë sukses, Drita ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa Malisheva mbetet në pozitën e gjashtë me 10 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco