Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Debatik Curri debuton me fitore në stolin e Gilanit, ‘skifterët’ mposhtin minimalisht Prishtinën e Re

Debatik Curri debuton me fitore në stolin e Gilanit, ‘skifterët’ mposhtin minimalisht Prishtinën e Re

16:35, 18/10/2025

Gjilani ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe mungesa e rasteve të rrezikshme. Të dyja skuadrat u përpoqën të impononin lojën përmes dueleve fizike në mesfushë, por pa gjetur hapësira të qarta për gol.

Në fraksionin e dytë, Gjilani mori më shumë iniciativë dhe gradualisht shtoi presionin drejt portës vendase. Përpjekjet e skuadrës së Debatik Currit u shpërblyen në minutën e 82-të, kur mysafirët arritën të tundin rrjetën dhe të siguronin tri pikët e plota.

Ky sukses vjen në debutimin e Currit në pankinën e Gjilanit, duke i dhënë atij fillimin më të mirë të mundshëm në aventurën e re.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me vetëm shtatë pikë pas nëntë javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco