Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Chelsea fundos Nottingham Forest, Postecoglou drejt shkarkimit

Chelsea fundos Nottingham Forest, Postecoglou drejt shkarkimit

16:18, 18/10/2025

Seria pa fitore e Ange Postecoglou si trajner i Nottingham Forest vazhdoi në tetë ndeshje, pasi skuadra e tij u mund 3-0 në shtëpi nga Chelsea, që shënoi suksesin e katërt në pesë vizitat e fundit në “City Ground”.

Forest e nisi mirë ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh, por mungesa e qetësisë para portës i kushtoi shtrenjtë. Elliot Anderson dhe Morgan Gibbs-White humbën dy raste të pastra në pjesën e parë, ndërsa Chelsea, pa Palmerin, Caicedon dhe Enzo Fernándezin, dukej pa ide në sulm.

Në pjesën e dytë, pas ndryshimeve të bëra nga Enzo Maresca, “Blutë” morën kontrollin e lojës. Josh Acheampong zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë pas një krosimi të Pedro Netos, i cili pak më vonë realizoi vetë golin e dytë me një goditje dënimi perfekte.

Forest nuk arriti të reagonte, ndërsa Igor Jesus goditi traversën dhe shtyllën në të njëjtin aksion, duke simbolizuar krizën e skuadrës. Reece James vulosi fitoren me golin e tretë pas një këndi të pastruar keq, ndërsa Chelsea mbylli ndeshjen me një karton të kuq për Malo Gusto.

Kjo humbje e rëndë e lë Postecoglou nën presion të madh, me pronarin Marinakis që u largua nga tribuna para fundit të ndeshjes, shenjë se shkarkimi i trajnerit australian është shumë pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco