Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Vllaznia fiton me dramë në fund dhe ngjitet në krye të Superiores

Vllaznia fiton me dramë në fund dhe ngjitet në krye të Superiores

16:14, 18/10/2025

Bylis dhe Vllaznia hapën javën e shtatë të Kategorisë Superiore me një ndeshje plot emocione, tension dhe episode të diskutueshme. Në fund, ishin kuqeblutë ata që dolën me tri pikë nga Ballshi, falë një autogoli të Peraltës në minutat e fundit.

Pjesa e parë foli për skuadrën shkodrane, që mendoi se kishte kaluar në avantazh herët në minutën e pestë pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur, por goli i Jagos u anulua pas verifikimit të VAR-it për shkak të një pozicioni jashtë loje të Balajt në fillimin e aksionit.

Në fraksionin e dytë, loja u bë më e ashpër dhe me më shumë duele. Në minutën e 60-të, gjyqtari Vrapi akordoi fillimisht një penallti për Bylisin pas një ndërhyrjeje të Gurishtës, por pas rishikimit me VAR, vendimi u anulua.

Kur dukej se barazimi ishte rezultati më i mundshëm, në minutën e 83-të erdhi momenti vendimtar: një krosim i Malës u devijua gabimisht nga Peralta, duke përfunduar në rrjetë dhe duke i dhënë epërsinë Vllaznisë.

Në shtesë, Bylisi mendoi se kishte barazuar me Abdullain në minutën e 97-të, por edhe ky gol u anulua nga sistemi VAR për ndërhyrje të gabuar në nisje të aksionit.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe mban kreun e renditjes, ndërsa Bylisi mbetet me gjashtë pikë në zonën e poshtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco