Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Dështoi përballë Shqipërisë, por e kërkon Barcelona si pasues ideal i Lewandowski-t

Dështoi përballë Shqipërisë, por e kërkon Barcelona si pasues ideal i Lewandowski-t

17:12, 16/10/2025

Tek Juventusi vazhdojnë diskutimet për të ardhmen e Dusan Vlahovic-it, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe, sipas raportimeve, nuk pritet të rinovohet. Klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për sulmuesin serb është Barcelona, e cila po kërkon një zëvendësues për Robert Lewandowski-n, i cili po i afrohet fundit të kontratës së tij me katalanasit.

Sipas raportimeve të fundit, ka pasur kontakte mes drejtuesve të Barcelonës dhe agjentit të Vlahovic-it, Darko Ristic.

Në “Camp Nou” e konsiderojnë Vlahovicin pasuesin perfekt të Lewandowski-t, pasi është i ri në moshë, por njëkohësisht me përvojë ndërkombëtare, i fortë fizikisht, me instinkt të lindur për golin dhe me profil që përshtatet me stilin e lojës që kërkon Barça.

Nga ana tjetër, Juventusi i Igor Tudorit duket se është i pajtuar me humbjen e Vlahovic-it si lojtar i lirë në fund të sezonit, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rinovim apo transferim të hershëm.

Nëse ky kalim konkretizohet, Dusan Vlahovic do të ishte sulmuesi që do të udhëhiqte repartin ofensiv të Barcelonës në epokën pas Lewandowski-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco