Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Presidenti i ri i Fenerbahçes sulmon Mourinhon: Nuk mund të ndodhë kështu!

Presidenti i ri i Fenerbahçes sulmon Mourinhon: Nuk mund të ndodhë kështu!

16:20, 16/10/2025

Tensionet mes Fenerbahçes dhe José Mourinhos duket se nuk janë mbyllur ende, edhe pse trajneri portugez është larguar nga klubi që në fund të gushtit. Sadettin Saran, president i ri i klubit turk dhe pasues i Ali Koç-it, ka kritikuar publikisht mënyrën se si “Special One” përgatiti skuadrën gjatë fazës përgatitore të verës.

“Ende ndihen efektet e përgatitjeve të dobëta gjatë periudhës së Mourinho-s në Portugali. Ky proces ndikoi negativisht në gjendjen fizike dhe mendore të ekipit. Vetëm një stërvitje në javë gjatë fazës përgatitore në Portugali? Kështu nuk mund të jetë!”, – deklaroi Saran në fjalimin e tij para medieve turke.

Mourinho ishte trajner i Fenerbahçes gjatë sezonit 2024/25 dhe në fillim të sezonit aktual 2025/26, por u largua në fund të gushtit. Pak javë më vonë, në shtator, ai firmosi me Benfikën, duke u rikthyer në kampionatin portugez pas shumë vitesh.

Deklaratat e Sadettin Saran-it kanë rikthyer në vëmendje periudhën e trazuar të Mourinho-s në Stamboll, gjatë së cilës skuadra e Fenerbahçes pati rezultate të paqëndrueshme dhe probleme fizike që, sipas drejtuesit të ri, po ndihen ende në këtë fillim sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco