Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Po zhvillohen bisedimet për kontratën e re, Franco Foda mund të qëndrojë më gjatë te Kosova

Po zhvillohen bisedimet për kontratën e re, Franco Foda mund të qëndrojë më gjatë te Kosova

14:46, 16/10/2025

Pas një fushate jashtëzakonisht të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova vazhdon të mbajë gjallë shpresat për pjesëmarrje në turneun e madh të vitit të ardhshëm.

Trajneri Franco Foda ka zbuluar se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me “Dardanët”, duke lënë të kuptohet se një rinovim kontrate është në shqyrtim.

“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, tha Foda për mediat gjermane.

Ish-trajneri i FC Zurich është shprehur shumë i kënaqur me punën në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe marrëdhënien që ka ndërtuar me skuadrën.

Aktualisht, kontrata e 59-vjeçarit gjerman është e vlefshme deri në fund të korrikut 2026.

Së fundmi, Kosova regjistroi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Suedisë, një rezultat që ka rikthyer besimin dhe optimizmin në kampin “dardan”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në ndeshjet e nëntorit, Kosova mund të sigurojë kualifikimin direkt për Kupën e Botës; përndryshe, rruga drejt Botërorit do të vazhdojë në play-off gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë, Kosova në nëntor përballet me Slloveninë dhe do të shpresojë se Zvicra s’e mposht Suedinë, për ta vendosur vendin e parë në “Fadil Vokrri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco