Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘Barcelona duhet ta shesë, nuk është në nivelin e duhur’, legjenda e Liverpool-it sulmon Araujo-n

‘Barcelona duhet ta shesë, nuk është në nivelin e duhur’, legjenda e Liverpool-it sulmon Araujo-n

10:55, 07/10/2025

Jamie Carragher, legjendë e Liverpool-it dhe tashmë analist sportiv, ka qenë shumë kritik ndaj mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, pas paraqitjeve të fundit zhgënjyese të uruguajanit.

Ish-qendërmbrojtësi anglez, në një analizë për mediet britanike, deklaroi se Araujo nuk ka cilësinë e nevojshme për të luajtur në nivele të larta dhe se Barça duhet të mendojë seriozisht për shitjen e tij:

“Sa herë që Barcelona përballet me një kundërshtar të elitës, Araujo humbet përqendrimin dhe kjo i kushton shtrenjtë skuadrës. Nëse klubi dëshiron të bëjë një hap përpara, duhet ta shesë pa hezitim,” – theksoi Carragher.

Deklarata e tij ka ndezur debat te tifozët “blaugrana”, mes atyre që e mbrojnë Araujo-n për kontributin dhe karakterin e tij në fushë, dhe atyre që mendojnë se Barcelona e Hansi Flick ka nevojë për një mbrojtës më të qëndrueshëm për sfidat e mëdha të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco