Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Botërorit 2026.
Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”.
Tekniku brazilian shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqendruar 100%.
Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv.
“Është një stadium i ri, më i vogël se në Beograd. Ata janë mësuar duke luajtur në atë stadium. Kanë luajtur ndaj Andorrës, ndaj Danimarkës, etj. Në rastin tonë nuk ndryshon asgjë”, theksoi tekniku i kuqezinjve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: