Skandali në Angli me gjyqtarin, dënohet me 13 vite burg për ngacmim ndaj vajzave të mitura

Skandali në Angli me gjyqtarin, dënohet me 13 vite burg për ngacmim ndaj vajzave të mitura

08:49, 03/10/2025

Gareth Vicars është dënuar me 13 vite e gjysmë burg pasi ngacmoi tri vajza të mitura.

Ngjarjet ndodhën përgjatë viteve 2021-2024, kur Vicars ka shërbyer si gjyqtar në Angli.

Vicars u deklarua fajtor për plot 16 akuza, që fillonin nga komunikimet seksuale për fëmijë, te takimet pas joshjes si dhe përfshirja në veprimtari seksuale me fëmijë.

Të tri vajzat ishin 15-vjeçare gjatë asaj kohe dhe për këtë ish-gjyqtari u dënua.

Në Angli ishte pezulluar sapo akuzat u bënë publike, ndërsa besohet se edhe është larguar përfundimisht para se edhe dënimi të jepej dje.

Vicars është tashmë në regjistrin e abuzuesve seksual.

Ish-asistenti në “Ligue One” shprehu pendesë, megjithatë nuk pranonte se kishte interes seksual ndaj vajzave të mitura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco