Goli i Uzunit nuk mjafton, Austin humbet finalen e ‘US Open Cup’

Goli i Uzunit nuk mjafton, Austin humbet finalen e ‘US Open Cup’

11:35, 02/10/2025

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shënuar gol në finalen e “US Open Cup”, por kjo nuk ka mjaftuar që skuadra e tij të fitojë këtë trofe.

Austin është mposhtur 2-1 nga Nashville në finale dhe janë këta të fundit që fitojnë trofeun e “US Open Cup”.

Uzuni ka humbur një penallti në minutën e 21-të të takimit, por ka “bërë autokritikë” në fundin e pjesës së parë, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm.

Nashville ka shënuar golin e fitores në pjesën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco