Flamurtari i basketbollit të femrave e ka filluar me këmbë të mbarë edicionin 2025-2026, duke ngritur lart trofeun e Superkupës.
Vlonjatet fituan finalen kundër Tiranës me rezultatin 79-69, takim i zhvilluar në sallën “Feti Borova” në kryeqytet.
Një ndeshje e kontrolluar nga bregdetaret, të cilat e merituan plotësisht suksesin, duke bërë të tyren trofeun e 16- të të Superkupës, për ta thelluar edhe më shumë rekordin si ekipi më fitues në këtë kompeticion.
Një takim që tregoi se vlonjatet janë më gati për të nisur kampionatin, me gjashtë lojtare të huaja në përbërje.
Nga ana tjetër, Tirana, me vetëm dy të lojtare të huaja në ekip, u dha hapësirë më shumë basketbollisteve vendore, duke promovuar kështu produktet e akademisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: