Murataj, me objektiva të qartë: Tri pikë të arta, ëndrra ime mbetet Kombëtarja

Murataj, me objektiva të qartë: Tri pikë të arta, ëndrra ime mbetet Kombëtarja

22:05, 28/09/2025

Vllaznia siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Vorës në javën e pestë të Superiores, ndërsa protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Edon Murataj, i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas takimit, ai ndau emocionet me mediat.

“Jam i gëzuar për këtë vlerësim personal, por mbi të gjitha për tre pikët që morëm. Ishin shumë të rëndësishme për ne dhe rezultati më kënaq jashtë mase. Niveli i kampionatit këtu është i lartë, jam përshtatur mirë dhe më pëlqen futbolli në Shqipëri,” tha Murataj.

I pyetur për një të ardhme të mundshme me Kombëtaren, mesfushori shtoi: “Është ëndërr për çdo lojtar të veshë fanellën kuqezi, por për momentin jam i fokusuar plotësisht te Vllaznia. Dua të jap gjithçka për këtë klub dhe për tifozët shkodranë.”

Në lidhje me rolin në fushë, Murataj u tregua fleksibël: “Kam luajtur gjithmonë si 10-sh, por edhe si sulmues i dytë ndihem mirë. Jam gati të jap maksimumin kudo që të më vendosë trajneri. Bismarku është lojtar me shumë kualitet, dhe kur të kthehet do të jetë një vlerë e shtuar për ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco