VIDEO/ Milani, triumf force dhe nervash ndaj Napolit, merr kreun e Serisë A

VIDEO/ Milani, triumf force dhe nervash ndaj Napolit, merr kreun e Serisë A

22:25, 28/09/2025

Milani i Massimiliano Allegri-t festoi një fitore të madhe në “San Siro”, duke mposhtur 2-1 Napolin në supersfidën e javës së pestë të Serie A. Me këtë sukses, kuqezinjtë kapin në krye të renditjes si Napolin ashtu edhe Romën.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt, në minutën e 3-të, kur Alexis Saelemaekers shfrytëzoi një aksion të shpejtë nga e majta të Pulisic dhe u shfaq i gatshëm në shtyllën e dytë për të dërguar topin në rrjetë. Ishte po Pulisic ai që dyfishoi shifrat në minutën e 31-të pas një kombinimi të bukur mes Pavloviç dhe Fofana.

Napoli reagoi në pjesën e dytë. Në minutën e 56-të, një goditje e fortë e Anguissa-s u ndal vetëm nga ndërhyrja vendimtare e Maignan, por pak çaste më pas një ndërhyrje e gabuar e Estupiñán ndaj Di Lorenzos solli penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin e Milanit. Nga pika e bardhë, Kevin De Bruyne shënoi golin që i dha shpresë të kaltërve.

Megjithatë, Milani menaxhoi me kujdes minutat e mbetura dhe ruajti epërsinë, duke marrë një fitore të rëndësishme që e mban në krye të kampionatit pas pesë javësh.

Golat

Festë në ‘San Siro’ pak pasi topi shkelmohet për fillimin e ndeshjes. Në minutën e 3-të të ndeshjes, Christian Pulisic asistoi për Alexis Saelemaekers, i cili me një goditje të fortë nga afër dërgoi topin në rrjetë, duke lënë portierin e Napolit pa asnjë mundësi për të reaguar, 1-0 për Milanin.

Milan – Napoli 1-0

Milani po dëfren para tifozëve kuqezi: në minutën e 32-të pas një aksioni model, Pulisic, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi, realizon golin e dytë.

Milan - Napoli 2-0 

60' – Gol i De Bruyne, Milan–Napoli 2-1. Belgu shënon golin e tij të tretë sezonal, duke e mposhtur Maignan. Napoli është vetëm një gol prapa dhe luan me një lojtar më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco