Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

VIDEO/ Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon gol me kokë ndaj Al Ittihadit

VIDEO/ Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon gol me kokë ndaj Al Ittihadit

21:02, 26/09/2025

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e radhës në fanellën e Al Nassr.

Klubi saudit është në epërsi të dyfishtë ndaj Al Ittihad, ku golin e dytë e realizoi Ronaldo.

Portugezi shënoi një gol të bukur me kokë pas një harkimi të Sadio Manes, ku mbrojtja vendase mbetet plotësisht e shtangur nga lëvizja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Për Cristiano Ronaldon ky është goli i 946-të në karrierë, ndërsa po synon të arrijë në numrin e 1000 golave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco