Milani i Alegrit ka nisur sezonin me ritëm të lartë, por mungesa e tifozëve të “Curva Sud” në “San Siro” ka lënë një boshllëk të madh në atmosferë.
Pavarësisht fitoreve dhe entuziazmit të rikthyer, heshtja e tribunës më të zjarrtë ndihet fort në stadium.
Kapiteni Mike Maignan ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë thirrje.
Portieri francez postoi një foto të vjetër të tifozërisë me mbishkrimin “Mungon”, një apel i qartë për rikthimin e zërit të Curva-s.
Në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Napolit, mesazhi i tij synon të ribashkojë skuadrën me mbështetësit më të flaktë. Megjithatë, marrëdhënia mes ultrasve dhe klubit mbetet e tensionuar, dhe nuk është e sigurt nëse apeli i Maignan do të mjaftojë për të rikthyer atmosferën unike në “San Siro”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: