Bologna e nis me hap fals aventurën europiane. Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europa League, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano u mposht minimalisht 1-0 në Birmingham nga Aston Villa.
Takimi nisi me ritme të larta nga vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 13-të falë një goditjeje precize me të majtën të McGinn. Pas golit, anglezët shtuan presionin, por gjetën përballë një Skorupski në formë të jashtëzakonshme. Portieri polak i kuqebluve ishte protagonist me pritje vendimtare që e mbajtën Bologna-n në lojë.
Në pjesën e dytë, Skorupski u bë përsëri hero kur priti një penallti të Ëatkins në minutën e 68-të, duke dhënë shpresë për një reagim. Përpjekjet e italianëve nuk munguan: Castro goditi traversën, ndërsa në minutat shtesë portieri Bizot ndali një mundësi të artë që mund të sillte barazimin.
Në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Bologna mbetet me zero pikë në grup, ndërsa Aston Villa merr fitoren e parë në këtë edicion të Europa League.
Më poshtë janë rezultatet e ndeshjeve të së enjtes më Europa League:

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: