Mural për Mourinho-n: ‘Special One’ me shqiponjën e Benfikës

Mural për Mourinho-n: ‘Special One’ me shqiponjën e Benfikës

11:54, 25/09/2025

Artistit portugez, João Cavalheiro, i njohur si Styler, i ka bërë një homazh të veçantë José Mourinho-s, duke realizuar një mural ku trajneri legjendar paraqitet pranë shqiponjës së Benfikës, simbol i klubit.

Në vepër, fytyra e Mourinhos shfaqet në plan të parë, krah për krah me shqiponjën, ndërsa në sfond dallohet stadiumi “Da Luz”, shtëpia e Benfikës. Murali plotësohet me një riprodhim të autografit të “Special One”, duke i dhënë një karakter personal dhe simbolik.

Nuk është hera e parë që portugezi nderohet në këtë mënyrë: kujtohet edhe murali në Romë nga artisti Harry Greb, që e portretizoi Mourinho-n mbi një Vespa, në momentin e ardhjes së tij te Roma.

Ky homazh vjen pikërisht në kohën e rikthimit të Mourinho-s te Benfika, pas eksperiencës së shkurtër të vitit 2000. Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, portugezi ka regjistruar një fitore dhe një barazim, duke filluar një aventurë të re me “shqiponjat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco