VIDEO/ Shehu, njeriu i momentit te Vidzev Lodz, shënon gol në kohën shtesë dhe penalltinë e kualifikimit

VIDEO/ Shehu, njeriu i momentit te Vidzev Lodz, shënon gol në kohën shtesë dhe penalltinë e kualifikimit

08:51, 25/09/2025

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga lojtarët më vendimtarë te Vidzev Lodz. Pas tre golave të shënuar në kampionatin polak, ai ka lënë gjurmë edhe në Kupën e Polonisë me një paraqitje vendimtare ndaj Termalica-s.

Trajneri e nisi ndeshjen me rotacion, duke e lënë Shehun në stol, por në pjesën e dytë e hodhi në fushë për t’i dhënë më shumë kreativitet skuadrës. Vendimi rezultoi i goditur: në një duel ku vendasit kaluan dy herë në avantazh dhe dukeshin pranë kualifikimit, Shehu shfaqi edhe një herë aftësinë për të bërë diferencën.

Goli i 2-2 i Shehut

Në minutën e parë shtesë, ai barazoi shifrat 2-2 me një gol që shtyu ndeshjen në shtesë. Dhe kur gjithçka u vendos nga penalltitë, ishte sërish shqiptari protagonist, duke ekzekutuar me saktësi goditjen e pestë, atë të fitores, që çoi Vidzev Lodz në raundin tjetër.

Ky ishte goli i parë i Shehut në Kupën e Polonisë, por një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në momentet vendimtare. Ai po bëhet lider i padiskutueshëm në skuadrën polake dhe një aset i vlefshëm për Kombëtaren shqiptare.

Goditjet e penalltive

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco