Ndicka dhe Mancini i japin fitoren Romës së  Gasperinit, të gjitha rezultatet

Ndicka dhe Mancini i japin fitoren Romës së Gasperinit, të gjitha rezultatet

08:24, 25/09/2025

Roma e Gian Piero Gasperinit e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e saj në Europa League, duke fituar 2-1 në transfertë kundër Nisës në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve.

Pjesa e parë nuk ofroi shumë emocione, edhe pse Mancini arriti të shënonte një gol të anuluar për pozicion jashtë loje. Verdhekuqtë e rritën ritmin në fraksionin e dytë, falë edhe ndryshimeve taktike të trajnerit, i cili futi në lojë Lorenzo Pellegrinin. Kapiteni solli më shumë fantazi në fazën ofensive dhe ishte ai që nga goditja e këndit asistoi për golin e avantazhit, të shënuar me kokë nga Ndicka.

Vetëm tri minuta më pas, ishte radha e Gianluca Mancinit që të gjente rrjetën, duke finalizuar një aksion nga e majta i ndërtuar nga Tsimikas. Megjithatë, në minutën e 77’, një ndërhyrje e gabuar e Pisillit solli penallti për vendasit, të cilën Moffi e shndërroi në gol, duke ndezur fundin e takimit.

Pavarësisht presionit të Nisës në minutat e fundit, Roma rezistoi dhe mori një fitore të rëndësishme që e bën të buzëqeshë Gasperinin dhe i jep moral për vazhdimin e garës europiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco