Legjenda e Bayernit ka kritika të ashpra për transferimin e Florian Wirtz te Liverpooli

Legjenda e Bayernit ka kritika të ashpra për transferimin e Florian Wirtz te Liverpooli

22:16, 24/09/2025

Një ikonë e gjigantëve gjermanë ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj vendimit të Wirtz për transferimin te Liverpooli.

Mesfushori gjerman kompletoi një lëvizje të madhe prej 116 milionë paundësh drejt “Anfield” në qershor.

Por Wirtz ka përjetuar një fillim të vështirë në Premier League. 22-vjeçari ende nuk ka regjistruar asnjë gol apo asist me fanellën e Liverpoolit, dhe tashmë po ngrihen pikëpyetje për këtë lëvizje.

Një nga zërat kritik ka qenë ish-lojtari dhe ish-kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, i cili beson se Wirtz do të ishte më mirë sikur të qëndronte në Gjermani.

Ai u pyet në një intervistë të fundit nëse Bayerni po has vështirësi për të tërhequr lojtarë të mëdhenj.

Rummenigge tha: “Dua ta them me sinqeritet, ende më vjen keq për Florian Wirtz, sepse mendoj që lojtari do të ishte më mirë te Bayern Munich sesa te Liverpooli.

Ne mund ta kishim nënshkruar Woltemade. Por gjithashtu duhet të them: FC Bayern duhet të këshillohet të mos ndjekë çdo çmenduri financiare.

Gjithmonë kam thënë: Ne duam sukses sportiv, por ju lutem me financa serioze dhe të qëndrueshme. Ne kemi një ekip të madh.

Do të rikthehemi edhe këtë vit. Dhe nëse tre lojtarët e lënduar aktualisht (Jamal Musiala, Alphonso Davies dhe Hiroki Ito) kthehen së shpejti, atëherë do të kemi një ekip të shkëlqyeshëm”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco