Dominik Szoboszlai, kapiten i Hungarisë dhe një nga ‘yjet’ e Liverpool-it, përjetoi një moment të veçantë në ndeshjen ndaj Portugalisë për kualifikueset e Botërorit 2026. Në moshën 24-vjeçare, ai më në fund realizoi ëndrrën e tij për t’u përballur me idhullin e fëmijërisë, Cristiano Ronaldo.
Pas fitores së Portugalisë 3-2 në “Puskás Aréna”, Szoboszlai dhe bashkëkombësi i tij Milos Kerkez vizituan dhomat e zhveshjes së Portugalisë, ku biseduan me Ronaldon dhe Bruno Fernandes-in. Kapiteni i Hungarisë i dhuroi fanellën e tij Ronaldos, i cili premtoi se do t’ia kthente gjestin në takimin e tetorit, kur dy skuadrat do të përballen në Portugali. Ndërkohë, Kerkez mori fanellën e Bruno Fernandes-it.
Szoboszlai gave his shirt to Cristiano after the game, but Ronaldo had already swapped his. He promised to return the favor in Portugal next month. 👏🔜
— 433 (@433) September 10, 2025
𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐜𝐭. 💯
🎥 @NSOnline pic.twitter.com/mJPrZCQlVp
Ky moment pati një domethënie të veçantë për Szoboszlai-n. Para plot 16 vitesh, në një ndeshje të Hungarisë me Portugalinë, ai u takua për herë të parë me Ronaldon, atëherë kapiten i kombëtares lusitane. Në atë kohë, i vogli Szoboszlai, vetëm 8 vjeç, hyri në fushë i shoqëruar nga Raúl Meireles, pa e imagjinuar se një ditë do të sfidonte vetë idhullin e tij.
Nga fëmijë që ëndërronte të prekte dorën e Ronaldos, tek kapiten i kombëtares hungareze që sot ndan fushën me të, historia e Szoboszlai-t është një tregim frymëzues për mënyrën se si ëndrrat e hershme mund të bëhen realitet.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: