Irani dhe Zelanda e Re dhurojnë spektakël, katër gola dhe nga një pikë për secilën

Irani dhe Zelanda e Re dhurojnë spektakël, katër gola dhe nga një pikë për secilën

08:38, 16/06/2026

Ndeshja mes Iranit dhe Zelandës së Re në Grupin G prodhoi emocione të shumta dhe përfundoi me rezultatin 2-2 para rreth 70 mijë tifozëve në stadiumin ‘SoFi’ të Los Anxhelosit.

Zelanda e Re e nisi në mënyrë perfekte takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 7-të falë Elijah Just. Irani reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 32-të me Ramin Rezaeian, duke mbyllur pjesën e parë në baraspeshë.

Në pjesën e dytë, neozelandezët rimorën sërish epërsinë. Edhe një herë protagonist ishte Elijah Just, i cili realizoi golin e dytë personal në minutën e 55-të dhe riktheu avantazhin për ekipin e tij.

Megjithatë, iranianët treguan karakter dhe nuk u dorëzuan. Përgjigjja erdhi në minutën e 64-t, kur Mohammad Mohebi dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-2.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi më dhe ekipet u ndanë në paqe. Pas kësaj jave të parë, të katra skuadrat e Grupit G kanë nga një pikë, pasi edhe sfida tjetër mes Belgjikës dhe Egjiptit kishte përfunduar në barazim 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco