Shkëndija e Tetovës i besohet Artim Pollozhanit, ish-kapitenit kuqezi

Shkëndija e Tetovës i besohet Artim Pollozhanit, ish-kapitenit kuqezi

09:39, 16/06/2026

Shkëndija ka mbyllur dilemat për pankinën. Tetovarët kanë vendosur t’i japin besimin Artim Pollozhanit, një emër i njohur për tifozët kuqezi, i cili do të marrë drejtimin e ekipit në prag të sezonit të ri dhe sfidave europiane që e presin klubin.

Njoftimi i Shkëndijës:

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon kompletimin e stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me synime të qarta për sukses në skenën vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në garat europiane.

Besimi për të drejtuar ekipin i është dhënë ish-kapitenit tonë, Artim Pollozhani, i cili emërohet shef i stafit teknik të KF Shkëndija.

Një emër i njohur për familjen kuqezi, Pollozhani në disa periudha ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës si futbollist, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai ka vazhduar angazhimin në futboll në role të ndryshme teknike dhe drejtuese, duke fituar përvojë si ndihmës trajner, trajner i parë dhe drejtor sportiv.

Bekim Osmani do të jetë ndihmës trajner i Pollozhanit, ndërsa stafi teknik përforcohet me asistentin dhe video-analistin, Kushtrim Voka. Saladin Mustafi vazhdon detyrën si trajner i portierëve, ndërsa Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të ekipit.

Stafi i ri teknik i KF Shkëndija:

Artim Pollozhani – Shef i stafit teknik

Bekim Osmani – Ndihmës trajner

Kushtrim Voka – Ndihmës trajner dhe video-analist

Saladin Mustafi – Trajner i portierëve

Saimir Fetai – Trajner kondicional

Me këtë përbërje, Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidat që e presin në sezonin e ri, me fokus në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe realizimin e objektivave të vendosura. Skuadra sonte udhëton drejt Sllovenisë, për fazën përgatitore.

KF Shkëndija i uron Artim Pollozhanit dhe gjithë stafit teknik shumë suksese në drejtimin e skuadrës kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco