Heroi i Kepit të Gjelbër pushton rrjetet sociale, Vozinha fiton miliona ndjekës pas ndeshjes me Spanjën

Heroi i Kepit të Gjelbër pushton rrjetet sociale, Vozinha fiton miliona ndjekës pas ndeshjes me Spanjën

09:17, 16/06/2026

Portieri i Kepit të Gjelbër, Josimar Dias, është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të Botërorit 2026 pas paraqitjes së jashtëzakonshme në barazimin historik 0-0 ndaj Spanjës.

40-vjeçari, i njohur me nofkën Vozinha, ishte protagonisti absolut i sfidës, duke mbajtur të paprekur portën përballë kampiones aktuale të Evropës. Ish-portieri i Chaves realizoi shtatë pritje vendimtare, ndërsa më spektakolaret ishin ato ndaj goditjeve të Ferran Torres dhe Aymeric Laporte në fundin e pjesës së parë.

Performanca e tij e shkëlqyer i siguroi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, por ndikimi i saj shkoi shumë përtej fushës së blertë. Para fillimit të takimit, Vozinha kishte rreth 50 mijë ndjekës në Instagram. Vetëm pak orë pas vërshëllimës së fundit, numri i ndjekësve të tij kaloi 5.5 milionë, duke e kthyer në një fenomen të vërtetë në rrjetet sociale.


Madje, portieri i Kepit të Gjelbër po i afrohet edhe popullaritetit të mbrojtësit të Zelandës së Re, Tim Payne, i cili u bë viral para nisjes së Botërorit dhe numëron rreth 5.8 milionë ndjekës.

Kur një gazetare i tregoi në telefon rritjen e jashtëzakonshme të ndjekësve, Vozinha mbeti i habitur. “Shpresoj që të mos ma bllokojnë llogarinë. Është çmenduri, një çmenduri”, tha ai mes buzëqeshjesh.

Pas ndeshjes, portieri zbuloi edhe arsyen e lotëve të tij. “Qava sepse jam rritur nga gjyshërit e mi dhe ata nuk mundën të ishin këtu. Ata kanë ndërruar jetë disa vite më parë. As nëna ime nuk mundi të ishte e pranishme për shkak të problemeve me vizën”, tregoi ai.

“Jam shumë krenar që u shpalla lojtari i ndeshjes. Për mua është një nder të përfaqësoj vendin që e dua”, shtoi Vozinha.

Pas barazimit historik ndaj Spanjës, Kepi i Gjelbër do të përballet me Uruguain më 22 qershor dhe me Arabinë Saudite më 27 qershor, ndërsa heroi i tyre tashmë është bërë një nga emrat më të njohur të këtij Botërori.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco