Pas Messit, arrin edhe Ruiz-in, Cristiano Ronaldo vë në shënjestër rekordin e përjetësisë

Pas Messit, arrin edhe Ruiz-in, Cristiano Ronaldo vë në shënjestër rekordin e përjetësisë

09:05, 10/09/2025

Goli i Cristiano Ronaldos nga penalltia në “Puskás Aréna” jo vetëm që e vendosi Portugalinë në avantazh ndaj Hungarisë, por i dha atij edhe një tjetër rekord në librin e tij që pasurohet vit pas viti. Sulmuesi i Al Nassr shënoi golin e tij të 141-të me fanellën e Portugalisë (ai është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave), ku 39 prej tyre kanë ardhur në ndeshje kualifikuese për Botëror.

Nëse dygolëshi në Armeni i mundësoi të kalonte Messin, i cili ka 36 gola, rrjeta në Hungari e barazoi Ronaldon me guatemalasin Carlos Ruiz, që grumbulloi 39 gola gjatë dy dekadave të para të shekullit XXI.

Ish-sulmuesi Ruiz, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2016, është lojtari me më shumë paraqitje me Guatemalën (133), duke realizuar 68 gola. Nga këto, 39 i shënoi në përpjekjet për ta çuar kombëtaren e tij në një Botëror, gjë që nuk e arriti kurrë. Nëntë vjet pas tërheqjes së tij, Ronaldo e ka arritur dhe mund ta kalojë shumë shpejt.

Sulmuesi portugez ka edhe katër ndeshje përpara deri në Botërorin 2026 dhe, duke parë formën që po shfaq, është i destinuar të marrë kryesimin e listës si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet kualifikuese për Kampionatet Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco